Zyba: Karakteri i deponisë së mbeturinave në Zonën Industriale është ilegal

30.09.2021

Me përjashtim të kryetarit aktual të Suharekës në takimin e organizuar nga Qendra e Biznesit në Suharekës, pjesëmarrës në diskutim ishin kandidatët për kryetar të komunës nga të gjitha subjektet tjera politike. Ndër pyetjet që përfaqësuesit e bizneseve kishin përgatitur për kandidatët ishte edhe ajo se a do të largohet dhe kur deponia e inerteve […]

Zyba: Karakteri i deponisë së mbeturinave në Zonën Industriale është ilegal Foto: Herolind Bytyçi | Hallka

Me përjashtim të kryetarit aktual të Suharekës në takimin e organizuar nga Qendra e Biznesit në Suharekës, pjesëmarrës në diskutim ishin kandidatët për kryetar të komunës nga të gjitha subjektet tjera politike.

Ndër pyetjet që përfaqësuesit e bizneseve kishin përgatitur për kandidatët ishte edhe ajo se a do të largohet dhe kur deponia e inerteve e cila është e vendosur në fund të Zonës Industriale?

Kandidati për kryetar komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba, në përgjigjen e tij ka thënë se qeverisja aktuale njërit vëlla ja ka dhënë grumbullimin e të gjitha deponive ilegale, tjetrit menaxhimin e parcelës.

Tutje Zyba ka thënë se deponia nuk e ka vendin në Zonë Industriale dhe se duhet të trajtohet me urgjencë dhe me Ministrinë e Mjedisit duhet shikuar mënyrën se si të dislokohet, pasiqë tashmë është helm toksik, dhe pastaj të ambientohet në funksion të bizneseve.

Deponia në Zonë Industriale është ilegale, karakteri i saj është ilegal, por me kontrata legale e ka luajtur një funksion negativ.