Zona Industriale po merr kahën e duhur

12.11.2018

Në këtë Zonë tani janë  mbi 50 biznese që zhvillojnë veprimtaritë e tyre.  Suhareka është e interesuar që kompanitë të investojnë në prodhimtari, pasi komuna u ofron ambientë të përshtatshëm  për këtë qëllim. Kompanitë prodhuese janë të liruara për tri vitet e para nga taksa komunale, por edhe pas kësaj nuk ka ndonjë taksë të […]

Zona Industriale po merr kahën e duhur Foto: Ilustrim

Në këtë Zonë tani janë  mbi 50 biznese që zhvillojnë veprimtaritë e tyre.  Suhareka është e interesuar që kompanitë të investojnë në prodhimtari, pasi komuna u ofron ambientë të përshtatshëm  për këtë qëllim. Kompanitë prodhuese janë të liruara për tri vitet e para nga taksa komunale, por edhe pas kësaj nuk ka ndonjë taksë të lartë sa i përket bizneseve prodhuese.

Së fundmi ka filluar ndërtimi i infrastrukturës rrugore, kanalizimit, ndriqimit publik dhe rrugës unazore që lidhet me autostradën në Zonën Industriale Suharekë, investim ky nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Unaza nga Zona Industriale paralel me Autostradën e cila do të shkojë deri tek rruga regjionale Suharekë-Rahovec.

Veprimtaritë që janë të vendosura në zonën industriale janë: Përpunimi i produkteve ushqimore, Përpunimi i prodhimeve nga tekstili dhe lëkura, përpunimi i elementeve nga materiali i aluminit, plastikes dhe drurit, Përpunimi nga qelqi, guri, mermerin dhe hekuri elemente nga betoni, përpunimi i elementeve/teknikes nga elektrikë dhe elektroteknika, etj.