Zona Industriale në Shirokë pritet të emërtohet me emrin “Bajram Bytyçi”

07.07.2021

Komuna e Suharekës ka publikuar një projekt-vendim që zona ekonomike-parku industrial nё Shirokë të emërtohet me emrin “Bajram BYTYÇI”. Ky projekt-vendim ende nuk ka kaluar në Komisionin për Politikë dhe Financa të Komunës së Suharekës. Nëse ky projekt-vendim kalon në mbledhjen e KPF-së, atëherë i njëjti në seancën e radhës të asamblesë komunale hudhet në […]

Zona Industriale në Shirokë pritet të emërtohet me emrin “Bajram Bytyçi” Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka publikuar një projekt-vendim që zona ekonomike-parku industrial nё Shirokë të emërtohet me emrin “Bajram BYTYÇI”.

Ky projekt-vendim ende nuk ka kaluar në Komisionin për Politikë dhe Financa të Komunës së Suharekës.

Nëse ky projekt-vendim kalon në mbledhjen e KPF-së, atëherë i njëjti në seancën e radhës të asamblesë komunale hudhet në rend të ditës.

Seanca e radhës e asamblesë komunale pritet të mbahet më 14 korrik të këtij viti, me fillim nga ora 10:00.

“Për zbatimin këtij vendimi kujdeset, Kryetari i Komunës, përkatësisht Drejtoria për ekonomi, financa dhe buxhet në Suharekë, që në hyrje të zonës ekonomike-parkut industriale nё Shirokë të vendos mbishkrimin e emertuesit”, thuhet në nenin 2 të këtij projekt vendimi.

Në nenin 3 të këtij projekt vendimi thuhet se: “Pas miratimit nga ana e Kuvendit tё Komunës në Suharekë, kjo Rregullore hyn në fuqi 15, ditë pas dërgimit në autoritetin mbikëqyrës, në kuptim të nenit 81, të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale, Nr.03/L-040, “Gazeta zyrtare e Republikës sё Kosovës, Nr-28/2008”, nenit 8, lidhur me nenin 9, tё Rregullores, Nr-10/2019, për procedurat e hartimit dhe publikimin e akteve tё Komunave dhe pas shpalljes publike në tabelën e shpalljeve ose web-faqen zyrtare të Komunës”.

Vendimi-per-emertimine-zones-Industriales