Zjarrvënie e qëllimshme në Studençan

25.02.2020

Edhe këtë vit zjarrvënia e maleve dhe tokave bujqësore po paraqet rrezik tek banorët e zonave përreth, por edhe problem për vet zjarrfikësit. Sot, rreth orës 15:50, në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, disa fusha janë përfshirë nga zjarri, të cilat ndodhen shumë afër disa shtëpive banimi. Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi […]

Zjarrvënie e qëllimshme në Studençan Foto: Ilustrim

Edhe këtë vit zjarrvënia e maleve dhe tokave bujqësore po paraqet rrezik tek banorët e zonave përreth, por edhe problem për vet zjarrfikësit.

Sot, rreth orës 15:50, në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, disa fusha janë përfshirë nga zjarri, të cilat ndodhen shumë afër disa shtëpive banimi.

Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi dhe intervenimi i zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin dhe kanë fikur atë.