Zjarri i madh në Sopijë, Muharremaj thotë se këtë po e shkaktojnë të papërgjegjshmit

01.07.2021

Është shkaktuar zjarr i madh në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës. Kryetari Bali Muharremaj menjëherë ka dalë në terren ku tha se zjarri është bërë qëllimshëm nga persona të papërgjegjshëm. “Kjo gjendje e shkaktuar nga zjarri është në fshatin Sopijë. Temperaturat e larta tani shkaktojnë probleme, e aq më tepër kur zjarri bëhen i […]

Zjarri i madh në Sopijë, Muharremaj thotë se këtë po e shkaktojnë të papërgjegjshmit Foto: Ilustrim

Është shkaktuar zjarr i madh në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës.

Kryetari Bali Muharremaj menjëherë ka dalë në terren ku tha se zjarri është bërë qëllimshëm nga persona të papërgjegjshëm.

“Kjo gjendje e shkaktuar nga zjarri është në fshatin Sopijë.

Temperaturat e larta tani shkaktojnë probleme, e aq më tepër kur zjarri bëhen i qëllimshëm nga persona të papërgjegjshëm.

Ju lutem keni kujdes, dhe mbrojeni ambientin, në mënyrë që mos të kemi dëme të mëdha materiale”, ka shkruar Muharremaj.