Zjarret në Studençan dhe Dobërdelan, Enver Shabani tregon gjendjen momentale

15.08.2021

Që në orët e para të së shtunës e deri në orët e pasdites të ditës së dielë në malet e fshatrave Studençan, Dobërdelan dhe një pjesë të fshatit Opterushë janë paraqitur vatra të zjarrit. SuharekaOnline kishte raportuar në orët e para të ditës së dielë për stituatën që po mbretëronte atje. Lidhur me atë […]

Zjarret në Studençan dhe Dobërdelan, Enver Shabani tregon gjendjen momentale Foto: Ilustrim

Që në orët e para të së shtunës e deri në orët e pasdites të ditës së dielë në malet e fshatrave Studençan, Dobërdelan dhe një pjesë të fshatit Opterushë janë paraqitur vatra të zjarrit.

SuharekaOnline kishte raportuar në orët e para të ditës së dielë për stituatën që po mbretëronte atje. Lidhur me atë se si është gjendja momentale në ato fshatra, redaksia ka kontaktuar me Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Komunën e Suharekës, Enver Shabani.

Drejtori ka bërë të ditur se që nga dita e shtunë njësiti i zjarrfikësve është duke u përballur me zjarret në këto fshatra, por për shkak të terrenit të vështirë dhe të papërshtatshëm është vështirësuar puna dhe ka qenë e pamundur fikja totale e zjarreve.

Sa i përket dëmeve të shkaktuara drejtori Enver Shabani ka thënë se fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka, vetëm në florë dhe faunë.

Drejtori Enver Shabani ka apeluar që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet, kjo me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit.