Zgjedhjet për asamble komunale në Suharekë, afro 1500 fletëvotime të pavlefshme e mbi 500 të zbrazëta

03.11.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, si dhe kur të gjitha vërejtjet që u përkasin procesit të votimit dhe numërimit janë vendosur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme e Kosovës. […]

Zgjedhjet për asamble komunale në Suharekë, afro 1500 fletëvotime të pavlefshme e mbi 500 të zbrazëta Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, si dhe kur të gjitha vërejtjet që u përkasin procesit të votimit dhe numërimit janë vendosur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme e Kosovës.

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare për 38 Kuvendet e këtyre komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani Elezit, Graçanicë, Ranilluk, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Po ashtu, KQZ ka publikuar edhe disa statistika sipas komunave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021 për asamble komunale, ku sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se në Suharekë janë 1,498 fletëvotime të pavlefshme.

Ndërkaq, numri i fletëvotimeve të zbrazëta është 516, kurse numri i fletëvotimeve të dëmtuara është 68.

Ndërsa, numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme është 26,531, 28,567 fletëvotime të përdorura dhe numri i fletëvotimeve të papërdorura është 31,994.