Zgjedhjet për asamble, kaq fletëvotime dolën të pavlefshme e të dëmtuara në Mushtisht, Vraniq dhe Sopijë

04.11.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, si dhe kur të gjitha vërejtjet që u përkasin procesit të votimit dhe numërimit janë vendosur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme e Kosovës. […]

Zgjedhjet për asamble, kaq fletëvotime dolën të pavlefshme e të dëmtuara në Mushtisht, Vraniq dhe Sopijë Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, si dhe kur të gjitha vërejtjet që u përkasin procesit të votimit dhe numërimit janë vendosur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme e Kosovës.

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare për 38 Kuvendet e këtyre komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani Elezit, Graçanicë, Ranilluk, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

SuharekaOnline ka siguruar statistika për të gjitha vendvotimet të Komunës së Suharekës për sa i përket fletëvotimeve të pavlefshme, të dëmtuara, të pa përdorura, të përdorura dhe të zbrazëta, këto fletëvotime për asamble komunale.

Ndërkaq, në fshatin Mushtisht në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, prej 5 qendrave të votimit, 119 fletëvotime dolën të pavlefshme, një fletëvotim i dëmtuar, 2217 fletëvotime të papërdorura, 1863 të përdorura dhe 72 fletëvotime të zbrazëta.

Ndërsa, në fshatin Vraniq në këto zgjedhje, prej 3 qendrave të votimit, 30 fletëvotime dolën të pavlefshme, 4 fletëvotime të dëmtuara, 1372 fletëvotime të papërdorura, 1008 të përdorura dhe 6 fletëvotime të zbrazëta.

Në fshatin Sopijë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, prej 3 qendrave të votimit, 107 fletëvotime dolën të pavlefshme, 5 fletëvotime të dëmtuara, 1155 fletëvotime të pa përdorura, 1125 të përdorura, kurse asnjë fletëvotim të zbrazët.

MUSHTISHTTë pavlefshmeTë dëmtuaraTë papërdoruraTë përdoruraZbrazëta
2403A/01R6150934027
2403A/02R2703934074
2403A/03R4304244260
2403A/04R7040639440
2403A/05D3604852961
TOTAL11912217186372
VRANIQTë pavlefshmeTë dëmtuaraTë papërdoruraTë përdoruraZbrazëta
2409A/01R1444413550
2409A/02R704543466
2409A/03D904773070
TOTAL304137210086
SOPIJËTë pavlefshmeTë dëmtuaraTë papërdoruraTë përdoruraZbrazëta
2413A/01R2903653850
2413A/02R4233763710
2413A/03D3624143690
TOTAL1075115511250