Zgjedhjet në Suharekë, mbi 200 fletëvotime të pavlefshme e 40 të dëmtuara

28.10.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se këto institucione kanë vendosur për të gjitha ankesat. Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, […]

Zgjedhjet në Suharekë, mbi 200 fletëvotime të pavlefshme e 40 të dëmtuara Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se këto institucione kanë vendosur për të gjitha ankesat.

Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Vërejtje: Pas shpalljes së rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Po ashtu, KQZ ka publikuar edhe disa statistika sipas komunave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, ku sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se në Suharekë janë 208 fletëvotime të pavlefshme.

Ndërsa, numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme është 28,230, kurse numri i fletëvotimeve të zbrazëta është 81.

Më tej, bëhet e ditur se numri i fletëvotimeve të përdorura është 28,571, numri i fletëvotimeve të papërdorura është 32,022 dhe numri i fletëvotimeve të dëmtuara 40.