Zgjedhjet lokale, LVV ende pa asnjë kandidat për kryetar të Suharekës

28.06.2021

Kanë mbetur më pak se katër muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Më 17 tetor të këtij viti është data e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat e Republikës së Kosovës. Subjektet politike janë duke e vazhduar konfirmimin dhe zyrtarizimin e kandidaturave për kryetarë të komunave. LDK, PDK e AAK […]

Zgjedhjet lokale, LVV ende pa asnjë kandidat për kryetar të Suharekës Foto: Ilustrim

Kanë mbetur më pak se katër muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Më 17 tetor të këtij viti është data e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat e Republikës së Kosovës.

Subjektet politike janë duke e vazhduar konfirmimin dhe zyrtarizimin e kandidaturave për kryetarë të komunave.

LDK, PDK e AAK tashmë kanë përcaktuar numrin më të madh të kandidatëve për kryetarë të komunave derisa nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndonjë zyrtarizim.

Përkundër kësaj, ekzistojnë edhe shumë kandidatët që kanë shpallur ambiciet e tyre për të marrë pjesë në garë për kryetarë të komunave ende pa marrë miratimin e subjektit politik që i takon.

Subjektet politike edhe në Komunën e Suharekës kanë zyrtarizuar kandidatët për kryetar të kësaj komune.

Tashmë LDK, AAK e PDK veçse kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për kryetar të Komunës së Suharekës.

Arlind Manxhuka, drejtues i zyrës për media dhe komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se ky subjekt politik nuk ka hyrë ende në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Manxhuka tha se LVV ende nuk ka iniciuar ndonjë shpallje të kandidimit para kësaj faze.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! ende nuk ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash. Pra, nuk ka iniciuar ndonjë shpallje të kandidimit para kësaj faze”, tha Manxhuka.

Ai theksoi se përzgjedhja e kandidatëve është e rregulluar me statutin e LVV-së.

Kujtojmë se nga LVV si kandidat i mundshëm për kryetar të Komunës së Suharekës është përmendur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dega Suharekë, Salih Zyba.

Ndryshe më poshtë mund t’i gjeni kandidatët e zyrtarizuar nga LDK, PDK dhe AAK për kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – Ky subjekt politik për zgjedhjet lokale për kryetar të Suharekës, ka zyrtarizuar kryetarin e degës së LDK-së në këtë komunë, Ardian Shala.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – Ky subjekt politik për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, për kryetar të Suharekës ka zyrtarizuar kandidatin, Murtez Zekolli, i cili është edhe nënkryetar i degës.

Poashtu zyrtarizimin e kandidatit për kryetar të kësaj komune e ka bërë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Ky subjekt politik për zgjedhjet lokale për kryetar të Suharekës, ka zyrtarizuar kryetarin e degës së AAK-së njëherish edhe kryetar aktual i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.