Zemaj viziton “Shtëpinë e të Moshuarëve” në Gjinoc, premton staf shëndetësor

04.08.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i shoqëruar nga kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati dhe kryetari Muharremaj ka vizituar sot “Shtëpinë e të Moshuarëve” në Gjinoc. “Covid-19 po godet secilën grupmoshë, por kategoria më e ndjeshme mbeten të moshuarit. Për këtë arsye, sot e vizitova “Shtëpinë e Pleqve”,në komunën e Suharekës, e cila […]

Zemaj viziton “Shtëpinë e të Moshuarëve” në Gjinoc, premton staf shëndetësor Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i shoqëruar nga kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati dhe kryetari Muharremaj ka vizituar sot “Shtëpinë e të Moshuarëve” në Gjinoc.

“Covid-19 po godet secilën grupmoshë, por kategoria më e ndjeshme mbeten të moshuarit. Për këtë arsye, sot e vizitova “Shtëpinë e Pleqve”,në komunën e Suharekës, e cila po ndërtohet si donacion nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”.

Bashkë me kryetarin e shoqatës, z.Halil Kastrati dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, i pamë nga afër punimet që zhvilloheshin.

Si Ministri e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, do të kujdesemi që të sigurojmë staf shëndetësor për këtë Shtëpi të Pleqve.

Kujdesi ndaj kësaj kategorie të shoqërisë do të jetë i vazhdueshëm dhe i dinjitetshëm!” ka njoftuar Zemaj në profilin e tij në Facebook.