Zbulohet pllaka përkujtimore për policët të rënë në kryerje të detyrës, në mesin e tyre Ilir Llapatinca nga Suhareka

27.07.2021

Është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë e Kosovës”. Zbulimi i kësaj pllake përkujtimore është bërë në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë. Janë gjithsej 21 zyrtarë policorë që kanë rënë në kryerje të detyrës, në mesin e tyre është edhe […]

Zbulohet pllaka përkujtimore për policët të rënë në kryerje të detyrës, në mesin e tyre Ilir Llapatinca nga Suhareka Foto: Ilustrim

Është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë e Kosovës”.

Zbulimi i kësaj pllake përkujtimore është bërë në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Janë gjithsej 21 zyrtarë policorë që kanë rënë në kryerje të detyrës, në mesin e tyre është edhe Ilir Llapatinca nga fshati Tërrnje të Komunës së Suharekës.

Më 13 maj 2004 Ilir Llapatinca nga fshati Tërrnje ishte nisur për të ndihmuar në një konflikt familjar në fshatin Vraniq, ku u qëllua me armë zjarri.

Në këtë shkëmbim zjarri polici i SHPK-së Ilir Llapatinca kishte marrë plagë vdekjeprurëse. Polici i ndjerë la pas veten gruan me dy fëmijë.

“Polici Llapatinca sakrifikoi jetën e tij në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës”, kishte theksuar asokohe komisioneri i policisë së UNMIK-ut, Shtefan Feler. Komesioneri i policisë së UNMIK-ut Shtefan Feler, me rastin e vdekjes tragjike të pjesëtarit të SHPK-së, Ilir Llapatinca, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë.