Vraniq, sulmoi fizikisht një person, e bënë për spital, arrestohet i dyshuari

01.02.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje verbale, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren. Rasti raportohet të ketë […]

Vraniq, sulmoi fizikisht një person, e bënë për spital, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje verbale, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje më 31 janar rreth orës 19:35 në fshatin Vraniq të Komunës së Suharekës.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Vraniq, Suharekë 31.01.2022.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje verbale, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.