Votat e kandidatëve për kryetar të Suharekës në Studençan, Reshtan dhe Dobërdelan

19.10.2021

Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota. Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i […]

Votat e kandidatëve për kryetar të Suharekës në Studençan, Reshtan dhe Dobërdelan Foto: Ilustrim

Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota.

Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i treti me 9,42% të votave apo 2 mijë e 494 vota dhe i fundit renditet Murtez Zekolli i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 8,80% të votave apo 2 mijë e 328 vota.

Sipas këtij rezultati, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me kandidatin Bali Muharremaj ka fituar Suharekën në raund të parë, pa balotazh.

Por, si u votuan kandidatët për kryetar të Suharekës në fshatin Studençan, Reshtan dhe Dobërdelan?

SuharekaOnline ka mbledhur rezultatet në qendrat e votimit në këto fshatra, në Studençan në 2417A/01R, 2417A/02R, 2417A/03R, 2417A/04R dhe 2417A/05D, në Reshtan në 2415A/01R dhe 2415A/02D, dhe në Dobërdelan në 2419A/01R dhe 2419A/02D.

Sipas rezultateve të këtyre pesë vendvotimeve në Studençan, Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të fitoj në këtë fshat me 771 vota, pas tij vije Ardian Shala i LDK-së me 351 vota, Murtez Zekolli i PDK-së me 134 vota dhe Salih Zyba i LVV-së me 112 vota.

Ndërsa, sipas rezultateve të këtyre dy vendvotimeve në Reshtan, Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të fitoj në këtë fshat me 295 vota, pas tij vije Ardian Shala i LDK-së me 165 vota, Salih Zyba i LVV-së me 68 vota dhe Murtez Zekolli i PDK-së me 39 vota.

Po ashtu, sipas rezultateve të këtyre dy vendvotimeve në Dobërdelan, Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të fitoj në këtë fshat me 288 vota, pas tij vije Ardian Shala i LDK-së me 187 vota, Murtez Zekolli i PDK-së me 64 vota dhe Salih Zyba i LVV-së me 37 vota.

StudençanBali MuharremajArdian ShalaSalih ZybaMurtez Zekolli
2417A/01R180 vota57 vota30 vota30 vota
2417A/02R186 vota71 vota22 vota34 vota
2417A/03R131 vota89 vota27 vota32 vota
2417A/04R135 vota94 vota13 vota18 vota
2417A/05D139 vota40 vota20 vota20 vota
TOTAL771 vota351 vota112 vota134 vota
ReshtanBali MuharremajArdian ShalaSalih ZybaMurtez Zekolli
2415A/01R174 vota55 vota29 vota16 vota
2415A/02D121 vota110 vota39 vota23 vota
TOTAL295 vota165 vota68 vota39 vota
DobërdelanBali MuharremajArdian ShalaSalih ZybaMurtez Zekolli
2419A/01R160 vota64 vota19 vota55 vota
2419A/02D128 vota123 vota18 vota9 vota
TOTAL288 vota187 vota37 vota64 vota