Votat e kandidatëve për kryetar në qytetin e Suharekës

19.10.2021

Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota. Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i […]

Votat e kandidatëve për kryetar në qytetin e Suharekës Foto: Ilustrim

Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota.

Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i treti me 9,42% të votave apo 2 mijë e 494 vota dhe i fundit renditet Murtez Zekolli i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 8,80% të votave apo 2 mijë e 328 vota.

Sipas këtij rezultati, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me kandidatin Bali Muharremaj ka fituar Suharekën në raund të parë, pa balotazh.

Por, si u votuan kandidatët për kryetar të Komunës së Suharekës brenda qytetit të Suharekës?

SuharekaOnline ka mbledhur rezultatet në qendrat e votimit në këtë qytet, në 2401A/01R, 2401A/02R, 2401A/03R, 2401A/04R, 2401A/05R, 2401A/06R, 2401A/07R, 2401A/08R, 2401A/09R, 2401A/10R dhe 2401A/11D.

Sipas rezultateve të këtyre 11 vendvotimeve në Suharekë, Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të fitoj në qytet me 28484 vota, pas tij vije Ardian Shala i LDK-së me 1317 vota, Salih Zyba i LVV-së me 434 vota dhe Murtez Zekolli i PDK-së me 208 vota.

SuharekëBali MuharremajArdian ShalaSalih ZybaMurtez Zekolli
2401A/01R1951684018
2401A/02R2431234115
2401A/03R2251572816
2401A/04R2801314516
2401A/05R241983927
2401A/06R2041084031
2401A/07R2261075014
2401A/08R323126396
2401A/09R1471103520
2401A/10R2401303313
2401A/11D160594432
TOTAL2484 vota1317 vota434 vota208 vota