Votat e diasporës vendimtare për fatin e shumë kandidatëve për asamble në Suharekë

19.10.2021

Në bazë të votave aktuale numri i ulësve për kuvend komunal do të ketë këtë përbërje: AAK – 12, LDK – 9, PDK – 4, VV -4, IQ e Therandës 1 dhe NISMA 1. Edhe në rast të ndryshimit të rezultateve nga votat me kusht dhe ato të diasporës atëherë vetëm një ulëse nga LDK […]

Votat e diasporës vendimtare për fatin e shumë kandidatëve për asamble në Suharekë Foto: Ilustrim

Në bazë të votave aktuale numri i ulësve për kuvend komunal do të ketë këtë përbërje: AAK – 12, LDK – 9, PDK – 4, VV -4, IQ e Therandës 1 dhe NISMA 1.

Edhe në rast të ndryshimit të rezultateve nga votat me kusht dhe ato të diasporës atëherë vetëm një ulëse nga LDK do ti takonte AAK-së.

Sidoqoftë pas kësaj ndarje tani “gara” për ulëse në kuvendin komunal është bartur brenda partive, ku kandidatët që janë të përafërt me numër të votave dhe që gjenden në listën e mundshme të atyre që mund të sigurojnë ulëse në asamble shpresën për fitimin e saj e kanë te votat e diasporës.

Janë gjithsej 1859 aplikacione të mërgimtarëve nga Suhareka që kishin aplikuar për votim me postë, mirëpo ende nuk dihet numri i atyre aplikacionet e të cilëve janë pranuar dhe atyre që kanë votuar.

Në anën tjetër nga KQZ kanë njoftuar se numrimi i të gjitha votave përfshirë ato me kusht dhe të diasporës pritet të përmbyllet brenda kësaj jave.