Vlerësohet javë e qetë në Suharekë, në Peqan janë gjetur 32 substanca kokainë

05.03.2020

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, kryesuesja e takimit znj.Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë. Nënkryetarja Suka ka numëruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke i dhënë nga një rezyme të shkurtër për të gjitha aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy jave që […]

Vlerësohet javë e qetë në Suharekë, në Peqan janë gjetur 32 substanca kokainë Foto: Ilustrim

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, kryesuesja e takimit znj.Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë.

Nënkryetarja Suka ka numëruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke i dhënë nga një rezyme të shkurtër për të gjitha aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy jave që shkuan.

Ndërsa për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.

Ai pasi e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në Komunë, më pastaj ka shtuar se nga rastet që kanë ndodhur janë : 3 vjedhje , 3 aksidente në trafik 5 raste të dëmtimit të pronës, 1 vdekje e dyshimt.

Gjithashtu Sylaj ka treguar se janë organizuar dy plane operative nga Njësia e hetimeve ku në fshatin Peqan janë gjetur 31 substanca marihuanë dhe 32 substanca kokainë.