Vjedhje, vdekje e dyshimtë, tentim vetvrasje, posedim i narkotikëve – krejt çka ndodhi për dy javë në Suharekë
- 11.05.2022
- 0 komente
Në raportimin e tij lidhur me gjendjen e sigurisë në Komunën e Suharekës, komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, ka bërë të ditur se brenda dy jave janë shënuar raste të vjedhjeve, aksidente trafiku, kanosje, etj.

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara.
Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 9 aksidente trafiku, 2 dëmtim prone, 2 vjedhje, 1 kanosje, 3 raste P.R.Q publike, 2 raste të sulmit, 1 gjetje e mbetjeve mortore dhe 1 rast vdekje e dyshimtë.
Po ashtu, komandanti Sylaj ka shtuar se brenda dy jave janë proceduar këto raste: 1 vetvrasje në tentativë, 1 lëndim aksidental, 1 vetëgjyqësi, 3 raste lëndim i lehtë trupor, 1 mashtrim, 1 posedim i narkotikëve dhe 1 rast shtërngim (detyrim).
Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 428 tiketa për kundervatje.
KOMENTE0
Leave a Reply