Vjedhje e rëndë në Suharekë, hajnat vjedhin stoli ari e para të gatshme

15.02.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme, para të gatshme dhe një orë dore. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 21:45, në […]

Vjedhje e rëndë në Suharekë, hajnat vjedhin stoli ari e para të gatshme Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme, para të gatshme dhe një orë dore.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 21:45, në Suharekë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.

“Suharekë, 14.02.2022. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme, para të gatshme dhe një ore dore. Rasti nën hetime”, bënë të ditur PK.