Vjedhje e rëndë në një market në Suharekë, policia arreston dy të dyshuar

  • 07.02.2023
Vjedhje e rëndë në një market në Suharekë, policia arreston dy të dyshuar

Rastet e vjedhjeve dhe tentimet për kryerjen e veprimeve të tilla janë raste të cilat pothuajse çdo ditë qytetarët i raportojnë në Policinë e Kosovës.

Ky fenomen shkakton pasiguri tek qytetarët e njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e vendit të cilat ballafaqohen me personat e dyshuar të cilët kryejnë veprime të tilla, duke dëmtuar në mënyrë materiale viktimat.

Nga ajo që dëgjojmë dhe shohim në përditshmëri, rezulton se cak i hajnave janë natyrisht gjërat që janë më të vlefshme, si: gjësendet shtëpiake, ari, para, vetura, telefona mobil, e shumë të tjera, shkruan SuharekaOnline.


Një rast i vjedhjës është raportuar të hënën rreth orës 08:20 në Stacionin Policor në Suharekë.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline thuhet se një person ka raportuar në polici se dy persona të dyshuar në bashkëveprim kanë kryer vjedhje në një market në rrugën “Nënë Tereza” në Suharekë.

Lidhur me këtë rast bëhet e ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Suharekë, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë