Vjedhje e rëndë në Krushicë të Epërme, hyjnë në shtëpi e vjedhin moto kultivator e mjete bujqësore

19.01.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim kishin depërtuar në bodrumin e shtëpisë së tij. Nga aty hajnat kanë vjedhur një moto kultivator dhe disa mjete të tjera bujqësore. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit […]

Vjedhje e rëndë në Krushicë të Epërme, hyjnë në shtëpi e vjedhin moto kultivator e mjete bujqësore Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim kishin depërtuar në bodrumin e shtëpisë së tij.

Nga aty hajnat kanë vjedhur një moto kultivator dhe disa mjete të tjera bujqësore.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 01:50, në fshatin Krushicë të Epërme të Komunës së Suharekës.

Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

“Fsh. Krushicë e Epërme, Suharekë, 18.01.2022. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në bodrumin e shtëpisë së tij, nga i cili kishin vjedhur një moto kultivator dhe disa mjete tjera bujqësore. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.