Vjedhje e grabitje në Suharekë, policia identifikon të dyshuarit

Identifikohen të dyshuarit për veprat penale “Vjedhje” dhe “Grabitje” në Suharekë.

Vjedhje e grabitje në Suharekë, policia identifikon të dyshuarit

Më 19.01.2022, Policia në Suharekë kishte pranuar dy informata se në rrugët “Hajdin Berisha”, në Suharekë në një market nga arka janë vjedhur rreth 200 euro.

Ndërsa në rrugën “Brigada 123” në Suharekë kishte ndodhur një vepër penale e grabitjes, ku i dyshuari me dhunë, nga xhepi, viktimës ka arritur t’i marrë një sasi të parave dhe largohet në drejtim të panjohur.


Pas një pune operative hetimore të hetuesve të stacionit policor është arritur të identifikohen personat e dyshuar në lidhje me këto raste e të cilët janë: A.Q., i datëlindjes 2005, A.S., i datëlindjes 2005, E.E., i datëlindjes 2006, E.E., i datëlindjes 2007.

Personat tani më të arrestuar , janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të cilët kanë deklaruar se paratë i ka vjedhur i dyshuari A.Q. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa i arrestuari A. Q., pranon kryerjen e veprave penale në prani të avokatit mbrojtës. Është kontaktuar prokurorori kujdestar për krime të rënda me urdhër të cilit i dyshuari A. Q. ndalohet për 24 orë.

Rasti është nën hetime.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Zëri i Qytetarëve
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës