Vjedhje, dhunë në familje, person i zhdukur, aksidente – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

20.10.2022

Është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Derisa ka raportuar për gjendjen e sigurisë lokale në komunën tonë, zëvendës komandanti i stacionit policor në Suharekë, toger Bashkim Gashi, ka theksuar se brenda dy jave në komunën tonë kanë ndodhur raste si aksidente trafiku, vjedhje, lëndim aksidental, kanosje, etj. […]

Vjedhje, dhunë në familje, person i zhdukur, aksidente – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Derisa ka raportuar për gjendjen e sigurisë lokale në komunën tonë, zëvendës komandanti i stacionit policor në Suharekë, toger Bashkim Gashi, ka theksuar se brenda dy jave në komunën tonë kanë ndodhur raste si aksidente trafiku, vjedhje, lëndim aksidental, kanosje, etj.

Gashi ka bërë të ditur se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 11 aksidente në trafik, 3 lëndime trupore, 1 lëndim aksidental, 2 kanosje, 4 dëmtim prone, 1 shpërdorim i pasurisë së huaj, 5 vjedhje.

Po ashtu, ai ka shtuar se brenda dy jave ka ndodhur: 1 shtytje inç i paautorizuar, 3 raste dhunë familjare, 1 mashtrim dhe 1 rast person i zhdukur.

Ndërsa gjatë 2 jave janë shqiptuar 618 tiketa për kundervajtje dhe 16 urdhëresa të realizuara.