Vjedhje, aksidente, vdekje e dyshimtë, posedim i narkotikëve – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

10.12.2021

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy javëve të kaluara. Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 3 vjedhje, 11 aksidente trafiku, 1 kanosje, 2 raste të dhunës në familje, […]

Vjedhje, aksidente, vdekje e dyshimtë, posedim i narkotikëve – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy javëve të kaluara.

Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 3 vjedhje, 11 aksidente trafiku, 1 kanosje, 2 raste të dhunës në familje, 2 dëmtim prone, 3 raste lëndim trupor dhe 1 posedim i paautorizuar i narkotikëve.

Po ashtu, komandanti Sylaj ka shtuar se brenda dy jave kanë ndodhur: 1 vdekje e dyshimtë, 1 rast i pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës dhe 1 shkaktim i rrezikut të përgjithshëm (dëmtim prone).

Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 317 tiketa, prej të cilave 299 për kundërvajtje dhe 18 për mosrespektim të masave ndaj COVID-19.