Vjedhje, aksidente, tentim vetvrasje, posedim i narkotikëve – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë
- 26.11.2021
- 0 komente
Në takimin për koordinim lokal të sigurisë të cilin e kryesoi nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka, u fol për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy javëve të kaluara.

Por me theks të veçant u fol për aktivitetin Fushata “16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave”, si dhe për përfitimin e grantit prej 469.593,00 euro për Mjedis të pastër.
Ndërsa për gjendjën e sigurisë ka fol komandanti i Stacionit policor në Suharekë kapiten, Afrim Sylaj, I cili para se të jepte rastet që kanë ndodhur ka bërë të ditur se Komuna e Suharekës (e para në tërë vendin) ka Planin operativ për ndëshkimin e të gjithë atyre që gjuajnë mbeturina duke filluar nga cigarja deri te mbeturinat e ngurta.
Më pas Sylaj, ka thënë se gjatë dy javëve kanë ndodhur:14 aksidente në trafik, 2 kanosje, 7 vjedhje, 2 dhunë në familje, 1 mbajtje në kontroll i pautorizuar i armës, 1 dëmtim prone, 1 mjet i pashpërthyer, 3 lëndime trupore, 1 gjetje e municionit, 1 deklarim i rremë, 1 tentim vetëvrasje dhe 2 raste të posedimit të paauturizuar të narkotikëve.
Leave a Reply