Vjedhje, aksidente, dhunë në familje, falsifikim i parasë – krejt çka ndodhi për dy javë në Suharekë

27.07.2022

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara. Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 8 aksidente trafiku, 2 raste të dhunës në familje, 2 raste të falsifikimit […]

Vjedhje, aksidente, dhunë në familje, falsifikim i parasë – krejt çka ndodhi për dy javë në Suharekë Foto: Ilustrim

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara.

Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 8 aksidente trafiku, 2 raste të dhunës në familje, 2 raste të falsifikimit të parasë e 3 raste të dëmtimit të pronës.

Po ashtu, komandanti Sylaj ka shtuar se brenda dy jave kanë ndodhur: Një rast i organizimit të skemave piramidale, një vjedhje, një gjetje e municionit, një ngacmim dhe tre raste të lëndimit të lehtë trupor.

Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 745 tiketa për kundërvatje dhe 30 urdhëresa të realizuara.