Vjedhet një veturë në Leshan të Suharekës

04.07.2021

Në mëngjesin e së premtes është vjedhur një veturë e tipit “Pickup – Citroen” me targa vendor në fshatin Leshan të Suharekës. Këtë e ka bërë të ditur për SuharekaOnline pronari i veturës: Kushtrim Ramadani. Ai ka thënë se rreth orës 3:00 të mëngjesit i’a kanë vjedhur veturën, siç edhe ka mundur ta vërejë në […]

Vjedhet një veturë në Leshan të Suharekës Foto: Ilustrim

Në mëngjesin e së premtes është vjedhur një veturë e tipit “Pickup – Citroen” me targa vendor në fshatin Leshan të Suharekës.

Këtë e ka bërë të ditur për SuharekaOnline pronari i veturës: Kushtrim Ramadani.

Ai ka thënë se rreth orës 3:00 të mëngjesit i’a kanë vjedhur veturën, siç edhe ka mundur ta vërejë në kamerat e fqinjit.

Pronari i veturës së vjedhur ka kërkuar ndihmë nga qytetarët se kush do që e sheh këtë veturë ta lajmërojë atë.

Numri kontaktues: 049 422 884