Vjedhen para dhe ari në Studençan dhe Reshtan

21.08.2021

Rastet e vjedhjeve sa vijnë e shpeshtohen, përkundër që vazhdimisht mirren masa për parandalimin e këtyre rasteve. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur tre raste të vjedhjes së rëndë në Komunën e Suharekës. Sipas raportit bëhet e ditur se dje rreth orës 12:30, […]

Vjedhen para dhe ari në Studençan dhe Reshtan Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve sa vijnë e shpeshtohen, përkundër që vazhdimisht mirren masa për parandalimin e këtyre rasteve.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur tre raste të vjedhjes së rëndë në Komunën e Suharekës.

Sipas raportit bëhet e ditur se dje rreth orës 12:30, në fshatin Reshtan, një person ka informuar se disa persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një pistoletë me gaz.

Pasi që pistoleta ishte pa leje, ndaj ankuesit është hapur rasti “armëmbajtje pa leje”. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti i dytë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 23:58, në fshatin Studençan, një ankues mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme para, sasi ari si dhe një llap-top dhe një Ipad. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Edhe rasti i tretë i vjedhjes së rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 21:50, në Studençan, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme para dhe sasi ari.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.