Vjedhen lisa në fshatin Mushtisht në vlerë prej 6.298 euro

14.08.2021

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të vjedhjes së pyllit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se më 11 gusht rreth orës 9:30 ka ndodhur një rast i vjedhjes së pyllit në fshatin Mushtisht të Suharekës. Ndërsa, sipas PK-së, rasti u raportua dje nga një mashkull kosovar […]

Vjedhen lisa në fshatin Mushtisht në vlerë prej 6.298 euro Foto: Ilustrim

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të vjedhjes së pyllit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se më 11 gusht rreth orës 9:30 ka ndodhur një rast i vjedhjes së pyllit në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Ndërsa, sipas PK-së, rasti u raportua dje nga një mashkull kosovar – roje e parkut kombëtar.

Sipas raportit thuhet se një mashkull kosovar – roje e parkut kombëtar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë prerë 38 copë lisa të madhësive të ndryshme në sasi 20.26 metër kub, në vlerë rreth 6.298 Euro.

Nuk raportohet për të arrestuar.