Viktimat që u lanë në harresë, 29 vjet që nuk dihet për fatin e Vesel Gashit nga Studençani

29.02.2020

Tash e 29 vjet, familja Gashi nga fshati Studençan i Komunës së Suharekës, nuk ka marrë asnjë lajm për fatin e familjarit të tyre Veselit, i cili në vitin 1991, në moshën 20-vjeçare, kishte shkuar në Bjellovar të Kroacisë në shërbimin ushtarak, në ish-Armatën Popullore të Jugosllavisë. Veseli Gashi është një nga shumë qytetarë të […]

Viktimat që u lanë në harresë, 29 vjet që nuk dihet për fatin e Vesel Gashit nga Studençani Foto: Ilustrim

Tash e 29 vjet, familja Gashi nga fshati Studençan i Komunës së Suharekës, nuk ka marrë asnjë lajm për fatin e familjarit të tyre Veselit, i cili në vitin 1991, në moshën 20-vjeçare, kishte shkuar në Bjellovar të Kroacisë në shërbimin ushtarak, në ish-Armatën Popullore të Jugosllavisë.

Veseli Gashi është një nga shumë qytetarë të Kosovës, ndonëse ende nuk dihet numri i saktë i tyre, gjurmët e të cilëve kanë humbur gjatë luftërave në hapësirat e ish-Jugosllavisë, gjatë viteve 1991 e deri më 1995, në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Nurish Gashi, vëllai i Veselit, ka rikujtuar kohën kur vëllai i tij kishte shkuar në shërbimin ushtarak, i cili ishte i obligueshëm atëherë dhe më nuk ishte kthyer kurrë.

“Ka qenë në gjeneratën e fundit që kanë pas shkuar në shërbim ushtarak, prej këtu (Kosovë). Ka shkuar në muajin qershor të vitit 1991. Fati i tij, plasi lufta atje dhe prej aty ka kaluar në Bosnjë pastaj dhe për një muaj e gjysmë kemi komunikuar me të, përmes letrave.

Më pas është ndërpre lidhja dhe më nuk kemi të dhëna për të fare. Babës i patën thënë që me siguri ka kaluar ushtria jugosllave prej Kroacisë në Bosnjë dhe duke menduar që është në zonë të luftës, ai ka menduar të shkojë që të marrë vesh diçka për të.

Gjatë kohës sa ka qenë në Bosnjë lufta, babai ka qenë dy apo tri hera atje, mu në zonën e luftës, por më nuk kemi asnjë të dhënë për të”, tha Nurish Gashi për Radio Evropa e Lirë.