Vjedhet një veturë në Buzhalë të Suharekës
Në mëngjesin e sotëm në Buzhalë të Suharekës është vjedhur një veturë e tipit Golf V. Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se sot rreth orës 02:15 në Buzhalë të Suharekës është vjedhur një veturë e tipit Golf V. Poashtu, ky rast është publikuar edhe në një grup në rrjetin social në Facebook […]
Në mëngjesin e sotëm në Buzhalë të Suharekës është vjedhur një veturë e tipit Golf V.
Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se sot rreth orës 02:15 në Buzhalë të Suharekës është vjedhur një veturë e tipit Golf V.
Poashtu, ky rast është publikuar edhe në një grup në rrjetin social në Facebook ku kanë bërë të ditur se targat e veturës të tipit Golf V me ngjyrë të zezë janë: 04-398-GI.
Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, i cili ka thënë se sot rreth orës 02:15 në Buzhalë të Suharekës është raportuar pët një rast të vjedhjes së veturës.
Sipas tij bëhet fjale për veturë të tipit golf V, ngjyrë e zezë dhe në bazë të video inçizimeve që posedon policia vërehet që në vjedhje janë të përfshirë 3 persona të cilët kanë ikur në drejtim të qytetit të Ferizajit.