Vidhen rrethojat e varrezave të fshatit Reshtan në Suharekë, policia nis hetimet

  • 02.12.2022
Vidhen rrethojat e varrezave të fshatit Reshtan në Suharekë, policia nis hetimet

Hapësirat e caktuara për varreza në qytete të ndryshme të Kosovës shpesh herë janë cak i keqbërësve, duke kryer vjedhje e duke dëmtuar gurët e varreve.

Së fundi rrethojat e varrezave në fshatin Reshtan të komunës së Suharekës janë zhdukur dhe nuk dihet se kush i ka marrë ato.

Sinjali mëson se rastin në Stacionin Policor në Suharekë e ka denoncuar një qytetar, i cili ka deklaruar se bëhet fjalë për rreth 100 metra rrethoja dhe se vjedhja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme nga persona ende të paidentifikuar.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët

[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë

Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë

Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj

Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore

Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale

Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë

Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar

Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë