[VIDEO] Zjarrfikësit e Suharekës edhe në ditët e ftohta të janarit përballen me zjarre fushore

28.01.2022

Krahas temperaturave ekstreme, reshjeve të borës, vërshimeve ata janë afër secilit qytetarë që ka nevojë. Bëhet fjalë për ekipën e zjarrfikësve të Komunës së Suharekës të cilët krahas vështirësive të përditshme dhe stafit jo të plotë brenda pak minutave janë në vendin e ngjarjes duke treguar kështu përkushtim dhe vullnet në punë. Edhe pse me […]

[VIDEO] Zjarrfikësit e Suharekës edhe në ditët e ftohta të janarit përballen me zjarre fushore Foto: Ilustrim

Krahas temperaturave ekstreme, reshjeve të borës, vërshimeve ata janë afër secilit qytetarë që ka nevojë.

Bëhet fjalë për ekipën e zjarrfikësve të Komunës së Suharekës të cilët krahas vështirësive të përditshme dhe stafit jo të plotë brenda pak minutave janë në vendin e ngjarjes duke treguar kështu përkushtim dhe vullnet në punë.

Edhe pse me një vlerë të madhe për qytetarët e komunës sonë, zjarrfikësit e qytetit çdo ditë përballen me probleme të shumta.

Zjarrfikësit e qytetit edhe gjatë ditës së djeshme janë përballur me disa zjarre fushore.

Dje rreth orës 16:10, zjarrfikësit janë përballë me një zjarr të madh fushor në fshatin Samadrexhë të Komunës së Suharekës.

Zjarrfikësit falë intervenimit të shpejtë kanë arritur që të shuajnë zjarrin fushor në këtë fshat.