Vetëvendosja me 214 vota fiton në Budakovë, AAK-ja i merr 202 vota

15.02.2021

Numërimi i votave në nivel vendi tashmë po shkon drejt fundit, ku janë numëruar 99,25% e vendvotimeve ose 2 mijë e 363 vendvotime prej 2 mijë e 382 të tilla. Sipas të dhënave të KQZ-së në Suharekës, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 37.72% apo 9 mijë e 442 vota, pasohet nga AAK me 20.25% […]

Vetëvendosja me 214 vota fiton në Budakovë, AAK-ja i merr 202 vota Foto: Ilustrim

Numërimi i votave në nivel vendi tashmë po shkon drejt fundit, ku janë numëruar 99,25% e vendvotimeve ose 2 mijë e 363 vendvotime prej 2 mijë e 382 të tilla.

Sipas të dhënave të KQZ-së në Suharekës, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 37.72% apo 9 mijë e 442 vota, pasohet nga AAK me 20.25% apo 5.137 vota, LDK e treta me 19,20% apo 4.806 vota dhe e katërta PDK me 17,01% apo 4.258 vota.

E sipas rezultateve të deri tanishme në fshatin Budakovë prin Lëvizja Vetëvendosje me 214 vota duke lënë pas AAK-në me 202 vota, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, LDK në këtë fshat ka marrë 96 vota, duke u renditur para PDK-së e cila ka marrë 87 vota dhe NISMA-së e cila në total ka mbledhur 13 vota.


2412A/01R2412A/02DTOTAL
LVV114100214
PDK424587
AAK94108202
LDK524496
NISMA4913