Veterani i UÇK-së nga fshati Samadrexhë dhuron pensionin e tij për familjet në nevojë

30.04.2020

Përderisa në tërë botën është shpallur pandemi për shkak të koronavirus covid-19 ashtu edhe në vendin tonë janë marr masa për parandalimin e virusit. Këto masa kanë filluar të prekin edhe ekonominë e Kosovës, duke lënë shumë familje pa të ardhura. E për këtë shumë qytetarë si brenda ashtu edhe jashtë vendit kanë ndihmuar Kosovën […]

Veterani i UÇK-së nga fshati Samadrexhë dhuron pensionin e tij për familjet në nevojë Foto: Ilustrim

Përderisa në tërë botën është shpallur pandemi për shkak të koronavirus covid-19 ashtu edhe në vendin tonë janë marr masa për parandalimin e virusit.

Këto masa kanë filluar të prekin edhe ekonominë e Kosovës, duke lënë shumë familje pa të ardhura.

E për këtë shumë qytetarë si brenda ashtu edhe jashtë vendit kanë ndihmuar Kosovën duke dhuruar para për familjet në nevojë për gjëra elementare duke ja filluar nga pakot ushqimore.

E një gjest humanitar e ka bërë edhe veterani i UÇK-së, Shefki Hodaj, nga fshati Samadrexhë e Suharekës, ku ka vendosur të dhurojë pensionin e tij për familjet në nevoje duke blerë për ta pako ushqimore.

Është shumë emocionues një veprim i tillë, ngase kjo tregon shumëçka për shoqërinë tonë.