Vetëm në tre muajt e parë të 2021’s, iu vu dryni mbi 10 bizneseve në Suharekë

12.06.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2021. Numri më i madh i bizneseve zyrtarisht të mbyllura kanë punuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga industria përpunuese, hoteleria dhe akomodimi. Ndërsa, sipas të dhënave të publikuara nga ASK, […]

Vetëm në tre muajt e parë të 2021’s, iu vu dryni mbi 10 bizneseve në Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2021.

Numri më i madh i bizneseve zyrtarisht të mbyllura kanë punuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga industria përpunuese, hoteleria dhe akomodimi.

Ndërsa, sipas të dhënave të publikuara nga ASK, figuron që gjatë tre muajve të parë të këtij viti në Komunën e Suharekës janë mbyllur 13 biznese, raporton SuharekaOnline.

Viti – 2021Nr. i bizneseve të mbyllura në Suharekë
TM1 (janar, shkurt, mars)13

Numri i bizneseve të mbyllura gjatë tremujorit të par të 2021’s është rritur për një, duke e krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit 2020.

Rikujtojmë se gjatë vitit që lam pas, në Komunën e Suharekës janë mbyllur gjithsejt 35 biznese.

Në tabelën e mëposhtme e gjeni numrin e bizneseve të mbyllura në Suharekë gjatë vitit 2020./SuharekaOnline/

Viti – 2020Nr.i biznese të mbyllura në Suharekë
TM1 (janar, shkurt, mars) 12
TM2 (prill, maj, qershor)3
TM3 (korrik, gusht, shtator)11
TM4 (tetor, nëntor, dhjetor)9