Vetëm në mars të 2021’s, mbi 4,600 punëkërkues në Suharekë

03.05.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Buletinin tremujor për TM1 të vitit 2021, ku ndër tjerash bëhet i ditur numri i punëkërkuesve nëpër komunat e Kosovës. ASK-ja ka njoftuar se informacionet statistikore, që janë paraqitur në Buletinin tremujor (TM1 2021), janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të […]

Vetëm në mars të 2021’s, mbi 4,600 punëkërkues në Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Buletinin tremujor për TM1 të vitit 2021, ku ndër tjerash bëhet i ditur numri i punëkërkuesve nëpër komunat e Kosovës.

ASK-ja ka njoftuar se informacionet statistikore, që janë paraqitur në Buletinin tremujor (TM1 2021), janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve.

Bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave së Kosovës në Komunën e Suharekës gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 (janar, shkurt dhe mars) numri i personave që kanë kërkuar punë ka qenë mbi 4 mijë, shkruan SuharekaOnline.

Muaji/VitiFemraMeshkujTOTAL
Janar, 20211.9362.3724.308
Shkurt, 20211.9972.4024.399
Mars, 20212.1252.4774.602
Numri i punëkërkuesve në tre muajt e parë të 2021

Ndërsa, lidhur me numrin e punëkërkuesve në Komunën e Suharekës, SuharekaOnline ka siguruar të dhëna për periudhën e njëjtë kohore të vitit 2020 ku kishin qenë rreth 4.738 punëkërkues, numër ky më i madh se ky që është regjistruar në këtë vit.

Muaji/VitiFemraMeshkujTOTAL
Janar2.2932.3044.597
Shkurt2.3662.3394.705
Mars2.3852.3534.738
Numri i punëkërkuesve në tre muajt e parë të vitit 2020