Vetëm gjatë vitit 2021 zjarrfikësit e Suharekës intervenuan në 301 raste të zjarreve

  • 27.01.2022
Vetëm gjatë vitit 2021 zjarrfikësit e Suharekës intervenuan në 301 raste të zjarreve

Krahas temperaturave ekstreme, reshjeve të borës, vërshimeve ata janë afër secilit qytetarë që ka nevojë.

Bëhet fjalë për ekipën e zjarrfikësve të Komunës së Suharekës të cilët krahas vështirësive të përditshme dhe stafit jo të plotë brenda pak minutave janë në vendin e ngjarjes duke treguar kështu përkushtim dhe vullnet në punë.


Edhe pse me një vlerë të madhe për qytetarët e komunës sonë, zjarrfikësit e qytetit çdo ditë përballen me probleme të shumta. Ndër to është edhe numri i vogël i tyre që për 88,140 banorë sa numron Komuna e Suharekës do duhej të kishte 59 zjarrfikës, që në kalkulim rezulton që për 6780 banorë është 1 zjarrfikës e që bie në kundërshtim me ligjin i cili thotë se duhet të jetë 1 zjarrfikës për 1500 banorë.

Gjatë vitit 2021 zjarrfikësit e Suharekës janë përballur me sfida të ndryshme duke filluar që nga vërshimet e janarit, vatrat e zjarrit e deri tek intervenimet në raste të aksidenteve, ku brenda një viti kalendarik kanë intervenuar në 397 raste.

Që nga janari i vitit 2021 deri në dhjetor, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit – NJPZSH në Suharekë ka intervenuar në 8 raste të vërshimeve, 310 raste të zjarreve, 7 raste të akidenteve rrugore.

Gjatë kësaj periudhe sipas raportit të NJPZSH-së u lënduan 2 zjarrikës dhe 4 qytetarë, ndërsa të vdekur mbetën 2 qytetarë.

Misioni i tyre është një dhe i vetëm, mbështetja e qytetarëve dhe reaguesve të parë për të siguruar që të punojnë si një trup, me qëllim të zhvillimit, mbajtjes dhe avancimit të kapacitetit për tu përgatitur, mbrojtur, reaguar, dhe rimëkëmbur nga të gjitha rreziqet e mundshme, qofshin ato natyrore apo të shkaktuara nga faktori njeri.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë