Vetaksidentohet një biciklist në fshatin Bllacë, dërgohet me emergjencë në spitalin e Prizrenit

29.05.2021

Një vetaksident ka ndodhur dje në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës. Sipas informacioneve të SuharekaOnline, një person derisa ishte duke e drejtuar bicikletën, dyshohet nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar. SuharekaOnline mëson se ky vetaksident ka ndodhur dje rreth orës 17:00. Ai ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor në QMF-Duhël, është […]

Vetaksidentohet një biciklist në fshatin Bllacë, dërgohet me emergjencë në spitalin e Prizrenit Foto: Ilustrim

Një vetaksident ka ndodhur dje në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës.

Sipas informacioneve të SuharekaOnline, një person derisa ishte duke e drejtuar bicikletën, dyshohet nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar.

SuharekaOnline mëson se ky vetaksident ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

Ai ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor në QMF-Duhël, është dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren.

Rasti në procedurë të rregullt.