Vetaksident në Shirokë, drejtuesi humb kontrollin e automjetit, lëndohen dy persona

26.10.2021

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:30 ku i dyshuari mashkull kosovar përderisa ka qenë duke drejtuar veturën nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë humb kontrollin mbi veturën dhe aksidentohet. Policia bënë të ditur se nga aksidenti derjtuesi i automjetit dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar […]

Vetaksident në Shirokë, drejtuesi humb kontrollin e automjetit, lëndohen dy persona Foto: Ilustrim

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:30 ku i dyshuari mashkull kosovar përderisa ka qenë duke drejtuar veturën nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë humb kontrollin mbi veturën dhe aksidentohet.

Policia bënë të ditur se nga aksidenti derjtuesi i automjetit dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Fsh. Shirokë, Suharekë, 25.10.2021-23:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ka qenë duke drejtuar veturën nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë humb kontrollin mbi veturën dhe aksidentohet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjeri i tij mashkull kosovar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.