Vetaksident në Dvoran të Suharekës, një i lënduar

08.10.2021

Kështu bënë të ditur Policia e Kosovës në raportin përmbledhës për ngjarjet e ditës së enjte. Sipas raportit bëhet e ditur se të enjten rreth orës 17:50 në fshatin Dvoran të Komunës së Suharekës, ka ndodhë një vetaksident, ku lëndime të lehta trupore ka pësuar një mashkull kosovar (drejtues i veturës). Kjo pasi që vetura […]

Vetaksident në Dvoran të Suharekës, një i lënduar Foto: Ilustrim

Kështu bënë të ditur Policia e Kosovës në raportin përmbledhës për ngjarjet e ditës së enjte.

Sipas raportit bëhet e ditur se të enjten rreth orës 17:50 në fshatin Dvoran të Komunës së Suharekës, ka ndodhë një vetaksident, ku lëndime të lehta trupore ka pësuar një mashkull kosovar (drejtues i veturës).

Kjo pasi që vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalur nga rruga dhe është përplasur në një lis bri rrugës.

I lënduari (drejtuesi i veturës) pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar.

“Fsh. Dvoran, Suharekë, 07.10.2021 -17:50 Lëndime të lehta trupore ka pësuar një mashkull kosovar (drejtues i veturës), pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalur nga rruga dhe është përplasur në një lis bri rrugës. I lënduari (drejtuesi i veturës) pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar”, bënë të ditur Policia e Kosovës.