[VIDEO] Vendos Gjykata, Shefki Spahiu dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e Jetmir Aliajt

24.09.2020

Pas seancës së fundit të mbajtur të hënën më 21 shtator ku prokurori i rastit, avokati i familjes Aliaj dhe pala mbrojtëse kanë dhënë fjalët e tyre përfundimtare, gjykata ka shpallur fjalën e fundit të saj kundër ish-rreshterit, Shefki Spahiu, i akuzuar për vrasjen e Jetmir Aliajt në një kazino në Suharekë më 17 mars të […]

[VIDEO] Vendos Gjykata, Shefki Spahiu dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e Jetmir Aliajt Foto: Ilustrim

Pas seancës së fundit të mbajtur të hënën më 21 shtator ku prokurori i rastit, avokati i familjes Aliaj dhe pala mbrojtëse kanë dhënë fjalët e tyre përfundimtare, gjykata ka shpallur fjalën e fundit të saj kundër ish-rreshterit, Shefki Spahiu, i akuzuar për vrasjen e Jetmir Aliajt në një kazino në Suharekë më 17 mars të vitit 2019.

Sipas vendimit të Gjykatës së Prizrenit i akuzuari Shefki Spahiu, shpallet fajtor për vrasjen e Jetmir Aliajt më 17 mars 2019 dhe për këtë dënohet me burg të përjetshëm.

Spahiu ballafaqohet me akuzat për vrasje të rëndë dhe për manipulim me prova. Polici Shefki Spahiu ka qenë i dyshuari kryesor dhe i vetëm për vrasjen e 32 vjeçarit Jetmir Aliaj, në vendin e punës, në një kazino të Suharekës më 17 mars të 2019.

Aktakuza sqaron veprimet e të akuzuarit Shefki Spahiu, ku thuhet se pasi që i akuzuari qëndroi në kazino, papritur duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë armën-pistoletën e markës “Glock”, të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1 metër kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës. “Mbretëresha e provave” e kishte quajtur prokurori Mehdi Sefa, CD-në të cilën e posedon Prokuroria si provë kryesore në këtë çështje.

Sipas dosjes së Prokurorisë për veprën penale manipulim me prova polici Shefki Spahiu akuzohet se me 17 mars të vitit 2019, në Suharekë në kazino “Intacto” që gjendej në rrugën e Reshtanit kishte hequr, shkatërruar, dëmtuar dhe fshehur provat me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të dëshmive në procedurë zyrtare.