Vendbanimet e 9 rasteve me COVID-19, prin Reshtani me 4 raste

12.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 372 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e rasteve të sotme me COVID-19 janë: Leshan […]

Vendbanimet e 9 rasteve me COVID-19, prin Reshtani me 4 raste Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 372 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme me COVID-19 janë: Leshan (2), Peqan (1), Reshtan (4), Studençan (2).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.224 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.041.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 63.805 raste nga 261.492 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.540 raste të vdekjes.