Vdekje e dyshimtë, vjedhje, aksidente – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

06.01.2022

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy javëve të kaluara. Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 5 vjedhje, 6 aksidente në trafik, 3 raste të dhunës në familje. Po […]

Vdekje e dyshimtë, vjedhje, aksidente – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy javëve të kaluara.

Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 5 vjedhje, 6 aksidente në trafik, 3 raste të dhunës në familje.

Po ashtu, komandanti Sylaj ka shtuar se brenda dy jave kanë ndodhur: 1 lëndim trupor, 1 vdekje e dyshimtë dhe 2 raste sulm.

Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 341 tiketa, prej të cilave 261 për kundërvajtje dhe 80 për mosrespektim të masave ndaj COVID-19.

Kapiteni Sylaj me këtë rast ka falënderuar qytetarët e Komunës së Suharekës, për respektimin e kampanjës “Festo me zemër, jo me armë”, pasi siç tha ai, gjatë festave të fundvitit fatmirësisht nuk kemi asnjë rast të incidenteve apo të lëndimeve trupore.