Vdekje e dyshimtë në magjistralen Suharekë-Shtime, në vendngjarje sekuestrohet një veturë

15.03.2022

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se në afërsi të një restoranti është gjetur trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipë e urgjencës. Nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. […]

Vdekje e dyshimtë në magjistralen Suharekë-Shtime, në vendngjarje sekuestrohet një veturë Foto: Ilustrim

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se në afërsi të një restoranti është gjetur trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipë e urgjencës. Nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një veturë të cilën dyshohet se e ka përdorur viktima.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Magjistralja Suharekë-Shtime 14.03.2022-NN. Raportohet se në afërsi të një restoranti është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe e urgjencës. Nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një veturë të cilën dyshohet se e ka përdorur viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.