Varrimi i 27-vjeçarit nga Bllaca që e mbyti rryma bëhet sot në ora 16:00

24.04.2022

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:00 në në varrezat e lagjes Zekolli në Bllacë. Lajmin e kanë konfirmuar familja e të ndjerit. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se do të dalin me detaje pak më vonë. […]

Varrimi i 27-vjeçarit nga Bllaca që e mbyti rryma bëhet sot në ora 16:00 Foto: Ilustrim

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:00 në në varrezat e lagjes Zekolli në Bllacë.

Lajmin e kanë konfirmuar familja e të ndjerit.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se do të dalin me detaje pak më vonë.

“Rreth orës 10:16 Policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor i cili ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha ai.