Vaksinimi masiv në Suharekë, FSK-ja e gatshme të jenë afër personelit shëndetësor

19.06.2021

Tash e disa ditë është duke vazhduar procesi i vaksinimit masiv i qytetarëve kundër COVID-19. Si në çdo komunë tjetër edhe në Komunën e Suharekës është duke u zhvilluar procesi i vaksinimit masiv kundër këtij virusi. Në Komunën e Suharekës vaksinimi po bëhet në sallën sportive të gjimnazit “Jeta e Re” ku gjashtë ekipe janë […]

Vaksinimi masiv në Suharekë, FSK-ja e gatshme të jenë afër personelit shëndetësor Foto: Ilustrim

Tash e disa ditë është duke vazhduar procesi i vaksinimit masiv i qytetarëve kundër COVID-19.

Si në çdo komunë tjetër edhe në Komunën e Suharekës është duke u zhvilluar procesi i vaksinimit masiv kundër këtij virusi.

Në Komunën e Suharekës vaksinimi po bëhet në sallën sportive të gjimnazit “Jeta e Re” ku gjashtë ekipe janë në dispozicion të qytetarëve.

Gjatë ditës së djeshme në Qendrën e Vaksinimit në Suharekës për vizitë ishte Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ku u informuan në detaje rreth procesit të vaksinimit kundër këtij virusi.

Poashtu ata u informuar edhe për kapacitetet humane të kësaj qendre si dhe vahzidmin e vaksinimit për ditët në vijim.

FSK -ja u shprehën të gatshëm që të jenë afër personelit shëndetësor gjatë periudhës të vaksinimit masiv të popullatës.

Ndryshe muajin e fundit ka filluar të ketë rënie të dukshme të numrit të rasteve të infektimit me COVID-19 si dhe atyre të vdekjeve, ku në Komunën e Suharekës janë vetëm 2 raste aktive me këtë virus.