Uzurpim prone, vjedhje, aksidente, sulme – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

27.04.2022

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara. Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 7 aksidente trafiku, 2 lëndime të lehta trupore, 1 kanosje dhe 1 rast […]

Uzurpim prone, vjedhje, aksidente, sulme – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara.

Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 7 aksidente trafiku, 2 lëndime të lehta trupore, 1 kanosje dhe 1 rast uzurpim prone.

Po ashtu, komandanti Sylaj ka shtuar se brenda dy jave janë proceduar këto raste: 2 falsifikime të parasë, 1 organizim i skemave piramidale, 1 sulm, 4 raste të vjedhjeve, 1 mashtrim, 1 vetëgjyqësi, 1 hyrje në sistemin kompjuterik dhe 1 lëndim aksidental në punë.

Ndërsa gjatë dy javëve janë shqiptuar 553 tiketa për kundërvajtje.