UNDP dorëzon kuponë për 2.000 familje të cenueshme, 40 prej tyre në Suharekë

19.08.2020

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, si reagim të menjëhershëm ndaj COVID-19, dhe në përputhje me mandatin për të zhdukur varfërinë dhe për të zvogëluar pabarazitë, i dorëzoi sot Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)/Departamentit për Politika Sociale dhe të Familjes, kuponë që do t’u shpërndahen 2.000 familjeve që janë […]

UNDP dorëzon kuponë për 2.000 familje të cenueshme, 40 prej tyre në Suharekë Foto: Ilustrim

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, si reagim të menjëhershëm ndaj COVID-19, dhe në përputhje me mandatin për të zhdukur varfërinë dhe për të zvogëluar pabarazitë, i dorëzoi sot Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)/Departamentit për Politika Sociale dhe të Familjes, kuponë që do t’u shpërndahen 2.000 familjeve që janë përfituese të Skemës së Ndihmës Sociale.

Kjo mbështetje, që zbatohet për herë të parë në Kosovë, do t’u mundësojë këtyre familjeve të blejnë ushqim, produkte higjienike dhe gjëra të tjera elementare për të cilat kanë nevojë urgjentisht gjatë tre muajve të ardhshëm.

Komuna e Suharekë ka pranuar 40 kuponë për familjet përfituese të asistencës sociale.

Kuponët shërbejnë për furnizim me gjëra ushqimore dhe higjienike.

Kjo ndihmë realizohet përmes përkrahjes së drejtpërdrejt financiare nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe i dedikohet familjeve me kushte të vështira, kryesisht atyre me vetëm një prind dhe familjeve të tjera në situata të cenueshme.