Ujësjellësi në rrugën “Xhavit Syla”, Hidroregjioni bënë thirrje për shfrytëzim racional të ujit

15.10.2021

Të nderuar qytetarë, konsumatorë të ujit nga rrjeti publik i ujësjellësit në rrugën: “Xhavit Syla 1” dhe “Xhavit Syla 2”K.R.U. ”Hidroregjioni jugor”sh.a.Prizren, Njësia punuese në Suharekë, iu bënë thirrje të gjithë konsumatorëve të këtyre dy rrugëve, që uji të shfrytëyohet në mënyrë racionale dhe për nevoja higjieno-sanitare, sepse që nga lëshimi i ujit në këtë […]

Ujësjellësi në rrugën “Xhavit Syla”, Hidroregjioni bënë thirrje për shfrytëzim racional të ujit Foto: Ilustrim

Të nderuar qytetarë, konsumatorë të ujit nga rrjeti publik i ujësjellësit në rrugën: “Xhavit Syla 1” dhe “Xhavit Syla 2”K.R.U.

”Hidroregjioni jugor”sh.a.Prizren, Njësia punuese në Suharekë, iu bënë thirrje të gjithë konsumatorëve të këtyre dy rrugëve, që uji të shfrytëyohet në mënyrë racionale dhe për nevoja higjieno-sanitare, sepse që nga lëshimi i ujit në këtë pjesë të qytetit para disa ditëve, ka pasur konsum të jashtëzakonshëm të ujit dhe në këtë mënyrë nuk mund të funksionoj si duhet furnizimi me ujë.

Ju bëjmë me dije se vetëm në ditën e parë të lëshimit të ujit janë shpenzuar rreth 1300 [m³] ujë, që nëse e shpërndajmë për kokë banori i bie që për 24 orë çdo banor ka shpenzuar rreth 600 litra ujë dhe kjo është e papërballueshme.

Ju bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të kontrollojnë mirë kyçjet e tyre individuale në rrjet të ujësjellësit dhe t’i eliminojnë rrjedhjet e paligjëshme të ujit siç mund të jenë:
1. Gypa të hapur të cilët rrjedhin vazhdimisht në kanalizim dhe nuk shihen.
2. Gypa të hapur të lëshuar në puset individuale dhe që rrjedhin vazhdimisht.
3. Të na ndihmojnë me informacione aty ku shohin rrjedhje të ujit në sipërfaqe të tokës.

Ekipet tona të mirëmbajtjes janë vazhdimisht në teren dhe po inspektojnë rrjetin e ujësjellësit, në mënyrë që të intervenojnë aty ku ka nevojë dhe të stabilizohet furnizimi.Andaj në bazë të rrethanave të përshkruara më lartë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor” sh.a. Prizren, Njësia në Suharekë, iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të sillen konform rekomandimeve tona në lidhje me konsumin e ujit të pijes.Suharekë, më: 15.10.2021″ thuhet në njoftimin e Hidroregjionit Jugor.